Trajneri i Kukësit Skënder Gega është nisur mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.
Lajmin e jep vetë klubi kuksian sipas të cilit, “gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit“.
Tekniku i njohur është infektuar me Koronaviurus rreth dy javë më parë por mesa duket gjendja shëndetësore është rënduar orët e fundit.