- Reklama -

Ankohet nënkryetari i Beogradit: Policia e Kosovës me dy xhipa na ndaloi ta kalojmë kufirin dhe të shkojmë në Mitrovicë

Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq ka treguar se si delegacionit të kryeqytetit serb iu ndalua vizita në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.

Vesiq ka thënë për TV Prva se u ndeshën me dy xhipa të Policisë së Kosovës, që njoftuan se hyrja e tyre në Kosovë përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.

- Reklama -

“Delegacioni i Qytetit të Beogradit shkoi në Mitrovicë për të nënshkruar Kartën e Binjakëzimit ndërmjet Beogradit dhe Mitrovicës, si dhe për të vizituar punimet në ndërtimin e dy objekteve që po ndërtohen nga Qyteti i Beogradit. Kjo tregoi qartë se sa ata e respektojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe si i trajtojnë serbët sepse padyshim që fëmijët në Mitrovicë nuk lejohen ta kenë një park ose shesh lojërash që u është dhënë nga qyteti i Beogradit ose refugjatët një çati mbi kokën e tyre. Ky është mesazhi që ata na dhanë sot”, tha Vesiq.

Nënkryetari i Beogradit ka thënë se më herët e kishte vizituar pa problem Kosovën, duke shtuar se institucionet e Prishtinës ndoshta kanë pritur të krijohej ndonjë incident.

“Kjo është hera e tretë ose e katërt në muajt e fundit që kam vizituar Kosovën dhe Metohinë dhe që qyteti i Beogradit po përpiqet të ndihmojë komunitetet tona atje. Ata ndoshta prisnin që ne të bënim ndonjë incident, megjithëse Policia ishte më se e saktë dhe kërkoi falje vetë… Nëse Hoti do të donte të ndërtonte një shesh lojërash për fëmijë në Preshevë, ne nuk do ta kishim parandaluar atë sepse besojmë se është normale të ndërtohen terrene lojërash për fëmijë”, tha Vesiq.

Ai tha se me siguri do të nënshkruhet statuti i binjakëzimit, nëse jo në Mitrovicë, atëherë në Beograd.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort