- Reklama -

LDK-ja zyrtarizon kandidaturat edhe në 10 komuna tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar edhe 10 kandidatura për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Në mesin e zyrtarizimeve është emri i Lutfi Hazirit, i cili do të kandidojë edhe për një tjetër mandat për kryetar të Gjilanit, ndërkohë Anton Quni do të jetë kandidati i kësaj partie në Prizren.

- Reklama -

Ndërkohë në Istog kandidat i LDK-së do të jetë Ilir Ferati, që do ta zëvendësojë kryetarin aktual të kësaj komune, Haki Rugovën.

‘’Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi’’, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

LDK-ja më herët ka zyrtarizuar kandidaturat në Prishtinë me Përparim Ramën, në Podujevë me Ekrem Hysenin, në Pejë me Gazmend Muhaxherin, në Suharekë me Ardian Shalën, në Lipjan me Imri Ahmetin, në Fushë-Kosovë me Burim Berishën, në Viti me Sokol Halitin dhe në Vushtrri me Xhafer Tahirin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort