- Reklama -

Edhe Komuna e Mitrovicës nuk do të dekoroj sheshet këtë vit

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në Mitrovicë, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit, që janë në interes për qytetarët e Mitrovicës.

Fillimisht drejtori i Arsimit, Ismet Ferizi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbylljen e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, SHFMU “Eqrem Qabej”, SHMLT “Arkitekt Sinani” si dhe shkollën e muzikës “Tefta Tashko” pas rasteve të konfirmuara pozitiv me virusin CoVid-19 të disa mësimdhënësve dhe nxënësve, ku nga IKShP-ja është kërkuar vetizolimi i stafit dhe nxënësve për 14 ditë, si dhe dezinfektimi i tërë objektit të çerdhes.

- Reklama -

Me këtë rast, drejtori Ferizi bën të ditur se këto shkolla do të vazhdojnë mësimin online, sipas skenarit C të përcaktuar nga Ministria e Arsimit.

Po ashtu në këtë mbledhje nënkryetari Mujka, ka thënë se për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia CoVid-19, këtë vit nuk do të dekorohen sheshet e qytetit të Mitrovicës, pasi që prioritet i komunës është shëndeti i qytetarëve dhe mbështetja e familjeve me gjëra ushqimore apo mjekësore që jetojnë në kushte jo të mira ekonomike.

Gjithashtu lidhur me vendimin e MSH-së që vendosi Mitrovicën në zonën e kuqe, nënkryetari Mujka ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat në fuqi, si dhe t’u shmangen ambienteve të mbyllura, pasi që këto ditë numri i të infektuarve në qytetin tonë ka qenë më i madh, dhe si pasojë e kësaj jemi futur në zonë të kuqe. Andaj bashkërisht duhet të tregohemi vigjilent dhe të kujdesshëm, sepse ne po detyrohemi t’i mbyllim institucionet relevante siç janë shkollat dhe çerdhet, me qëllimin e vetëm për të ruajtur shëndetin e fëmijëve tanë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort