Kina ka larguar politikën e rreptë që kufizonte numrin e fëmijëve brenda një familje. Tani familjet kineze mund të kenë fëmijë sipas dëshirës.
Qytetarët në Kinë kishin të drejtë të kenë vetëm një fëmijë. Kjo politikë u caktua në vitet e 80-ta duke u përpjekur ta arrijnë cakun e numrit të popullsisë.
Gjoba të pa përballueshme dhe vështirësi në punësim ishin mënyrat që qytetarët dënoheshin në raste që thyenin ligjin për një fëmijë. Mediet lokale vitin e kaluar raportuan se autoritetet lokale gjobiten një familje me 112.200 dollarë që kishte pasur 7 fëmijë.
“Qeveria nuk do t’i dënojë më çiftet që e thyejnë ligjin për planifikim të familjes, duke pasur më shumë fëmijë sesa janë të lejuar,” raportoi agjencia e lajmeve, Xinhua, duke cituar një dokument të lëshuar të martën mbrëma.
/GazetaSinjali/