Klonimi i lopëve për prodhimin e qumështit pa laktozë. Ky është synimi dhe objektivi mbi të cilin po punon një grup shkencëtarësh nga Moska. Këkuesit tashmë e kanë një arritje në këtë drejtim, pasi në Prill të vitit 2020 arritën të klononin një lopë.
Por kësaj here objektivi është modifikimi i gjeneve të kafshës për të hequr proteinat që shkaktojnë intolerancë ndaj laktozës, pra për të prodhuar qumësht që nuk shkakton asnjë alergji.
Bëhet fjalë për eleminimin e gjeneve beta-globulinë, dhe me anë të teknikës Crispr kanë arritur të heqin këto dy gjene. Puna do të vijojë normalisht, dhe parashikon që pas heqjes së dy gjeneve, një embrion të implantohet në mitrën e një lope.
Edhe në rastin e klonimit të plotë dhe jo të pjesshëm, u procedua në të njëjtën mënyrë. Vitin e kaluar lindi një viç prej 64 kg, që sot që është në moshën 14-muajshe, gëzon shëndet të plotë, peshon gjysmë ton dhe ka një cikël riprodhues normal.