Është dënuar me gjashtë vjet burgim polici R.Sh i cili ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur e cila dyshohet se kishte probleme psikike .
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.
“Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin ndaj policit që akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze të mitur që dyshohet se kishte probleme psikike. Ai është dënuar me gjashtë vjet burgim. Palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit”.
Polici i trafikut R.Sh ishte arrestuar në muajin prill nga Inspektorati i Policisë së Kosovës me dyshimin se kishte abuzuar seksualisht ndaj një vajze të moshës rreth 15 vjeçare e cila dyshohet se kishte probleme psikike.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Kamenicës.