- Reklama -

Ferdonije Qerkezi dhe Nysrete Kumnova e quajnë hap të drejtë padinë ndaj Dragica Gashiqit

Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës kërkohet “anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, u bë serbja e parë që u kthye për të jetuar në këtë komunë.

Zëdhënësi i gjykatës, Lekë Muqaj ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se paditësja, Komuna e Gjakovës, në këtë gjykatë ka parashtruar padi kundër D.G., me adresë të panjohur, duke kërkuar që të paditurës t’i caktohet përfaqësues ligjor i përkohshëm, pasi që të njëjtës nuk i dihet vendbanimi, përcjell Klankosova.tv.

- Reklama -

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim duke e detyruar paditësen, Komunën e Gjakovës, që në emër të paradhënies për shpenzimet e përfaqësuesit të përkohshëm, brenda afatit prej tri ditëve, të deponojë në arkën e kësaj gjykate, shumën e të hollave në lartësi prej 1.000 euro, nën kërcënimin e pasojave ligjore”, ka deklaruar Muqaj.

Ai ka shtuar se pasi komuna të ketë përmbushur detyrimet e saja, gjykata do të zhvillojë procedurën kontestimore mes palëve.

Nga kabinet i kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, nuk kanë dashur të komentojnë për këtë rast.

Lidhur me rastin për iniciativën e komunës së Gjakovës për Klankosova.tv, kanë folur Nysrete Kumnova nga organizata “Thirrjet e Nënave” dhe Ferdonije Qerkezi, e cila në luftën e fundit në Kosovë i ka humbur pesë anëtarë të familjes, burrin dhe katër djemtë.

Kumnova tha për Klankosova.tv se nëse iniciativa nga Komuna e Gjakovës është serioze atëherë është hap i mirë.

“Po, padia nëse është serioze është hap i mirë. Ajo nuk ka pasur të drejtë të vijë dhe të jetojë në Gjakovë. Tash posa të merret vendimi duhet të merren edhe hapa të tjerë për largimin e saj”.

Padinë nga pushteti komunal në Gjakovë si pozitive e vlerësoi edhe Ferdonije Qerkezi.

“Nëse është ashtu siç po thuhet atëherë qenka mirë. Ajo duhet të largohet që të mos ia shohim fytyren”.

Kthimi i Dragica Gashiqit, ka nxitur reagime brenda komunës së Gjakovës, nga organizatat jo-qeveritare, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët e shumtë.

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova kishte deklaruar se familjarët e personave të pagjetur nuk e miratojnë kthimin e Gashiqit në Gjakovë.

Në Gjakovë, gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999 janë vrarë më shumë se një mijë civilë shqiptarë, shumica e tyre meshkuj. Disa prej tyre edhe më tej janë persona të pagjetur.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e...

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort