Kandidati i demokratëve, Joe Biden, edhe zyrtarisht ka triumfuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, të mbajtura më 4 nëntor, pasi kryesoi edhe në Xhorxhia, shkruan GazetaBlic.Me këtë rast, ky shtet i siguron Bidenit 306 vota elektorale, për t’i dhënë atij zyrtarisht epitetin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas BBC, Donald Trump ka fituar shtetin e Karolinës së Veriut, por ajo i ka dhënë atij vetëm 232 vota elektorale.Pavarësisht se kandidati republikan i ka kontestuar fort rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ditën e djeshme Trump aludoi për formimin e një administrate të re.
Në një deklaratë për mediat, e para që pas zgjedhjeve, ai foli për pandeminë e koronavirusit për të cilën u shpreh se nuk do të marrë masa të tjera shtesë.
“Çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë. Unë mendoj se koha do ta tregojë”, tha Trump.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sinjalizuar se ai mund të mos e fitojë Shtëpinë e Bardhë, por e nuk pranoi humbjen, derisa epërsia e pakapërcyeshme e demokratit, Joe Biden, u zgjerua dhe republikanët pësuan më shumë pengesa në sfidat e gjyqësore në tre shtete.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, më 13 nëntor, për vaksinat kundër koronavirusit, Trump përsëriti zotimin për të mos vendosur masën e izolimit.“Kjo administratë nuk do të vendosë një bllokim. Shpresojmë, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, kush e di se cila administratë do të jetë, mendoj se koha do ta tregojë. Por unë mund t’ju them, kjo administratë nuk do të vendosë një izolim”, tha Trump./GazetaBlic