Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten do të ketë intervale me diell.
“Vranësirat do të jenë jostabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell. Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius”, bëjnë të ditur nga IHMK.