- Reklama -

Grabitjet e fundit nëpër banka, policia intensifikon angazhimin

Pas rasteve të fundit të raportuara që ndërlidhen me çështjen e sigurisë së përgjithshme në vend, ku përfshihen veprat penale si grabitjet e armatosura, vjedhjet, lëndimet e rënda trupore e deri tek incidentet e shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit, sot nën drejtimin e drejtorit të Operacioneve të Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha në dy takime të ndara janë mbledhur akterë nga institucione të ndryshme të vendit.

Në të dy takimet e mbajtura, njëri me përfaqësues të Bankës Qendrore, Shoqatës së Bankave dhe Kompanive të Sigurimit Privat dhe tjetri me përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, përfaqësues nga Inspektorati për Energji nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, u diskutuan dhe shqyrtuan veprimet e mëtejme, masat që duhet ndërmerren dhe adresimi i çështjeve në fushat e kompetencës respektive në të gjitha nivelet e qeverisjes.

- Reklama -

Në këto takime morën pjesë edhe përfaqësues nga Divizioni për Siguri Publike i PK-së, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë në Policinë e Kosovës si dhe nga Drejtoritë Rajonale Policore.

Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha potencoi rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve përmes aktiviteteve/takimeve të tilla të përbashkëta në mënyrë që çështjet e tilla sipas rëndësisë të adresohen në institucionet kompetente.

Ndër të tjera u potencua se Policia e Kosovës është e gatshme në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në aspektin e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e mbështetjes për institucione tjera në funksion të zbatimit të ligjit dhe procedurave ligjore në përgjithësi, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort