Kryetari i Lëvizjes Vetëvebdosje, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda.Kurti thotë se Grudia ishte profesor i shquar, diplomat me kulturë, profesionist briland, qytetar i ndershëm, njeri fisnik e intelektual i angazhuar.Ai shton se nuk mund të bisedoje me Grudën pa mësuar diçka të rëndësishme prej tij, përcjellë Gazeta Blic.
Postimi i tij i plotë: Profesor i shquar. Diplomat me kulturë. Profesionist brilant. Qytetar i ndershëm. Intelektual i angazhuar. Njeri fisnik. Zejnullah Gruda na la dje në ditën e mësuesit. I tillë ishte: mësues, për të gjithë ne që e njohëm; nuk mund të bisedoje me të a të lexoje nga ai pa mësuar diçka të rëndësishme prej tij.
Nga gjeopolitika botërore te e drejta ndërkombëtare publike, nga historia e Ballkanit e shekullit XX te të drejtat e njeriut në vendin tonë, nga analizat e mprehta politike te mbrojtja e territorit të Kosovës nga ‘demarkacioni’, kontributi i Prof. Zejnullah Grudës rron me ne, librat e tij do të jenë përherë nëpër bibliotekat tona publike e private, kurse kujtimi për të përjetë i pashlyeshëm.
Ngushëllime familjes, studentëve e profesorëve, dhe mbarë popullit tonë.