- Reklama -

Kraja: Mësoni të shkruani shqip

Akademik Mehmet Kraja, këshillon të gjithë që të mësojnë të shkruajnë shqip dhe ta përdorin korrektorin kompjuterik, sidomos kur i drejtohen një audience të gjerë.Këtë këshillë Kraja e ka dhënë në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa është “inspiruar” nga statusi i mikut të tij.

“Dje-pardje mbeta i çmeritur, kur pashë te një mik imi një ë të tepërt, në një tekst të prej 7-8 rreshtash. Ajo ë bërtiste deri në çmenduri në mes të atij teksti, sepse nuk e kishte vendin aty”, shkruan ai ndër të tjera.

- Reklama -

Postimi i tij i plotë:Miq, shkrimtarë, profesorë, gazetarë, politikanë, ambasadorë, burra dhe gra te jetës publike, e kam një lutje për ju: Mësoni të shkruani shqip, Zoti qoftë me ju! Shumë nga ju keni mësuar gjuhë të huaja, flisni mirë anglisht, por kur vjen puna për të shkruar, përdorni korrektorin dhe përpiqeni ta bëni shkrimin sa më të kultivuar.

Po shqip? Nuk flas për komunikimin e shpejtë, se ai durohet disi, por kur doni të komunikoni me një audiencë më të gjerë, bëni kujdes, sepse gjuha tregon jo vetëm kulturë e dije, por edhe dinjitet, nivel intelektual dhe përkatësi. Dje-pardje mbeta i çmeritur, kur pashë te një mik imi një ë të tepërt, në një tekst të prej 7-8 rreshtash.

Ajo ë bërtiste deri në çmenduri në mes të atij teksti, sepse nuk e kishte vendin aty! Gjuha shqipe është e vështirë në shkrim, por njerëzit mësojnë kinezisht jo më gjuhën amtare! I keni mundësitë, keni “korrektorin kompjuterik”, keni fjalorë të ndryshëm, keni edhe fjalorë drejtshkrinorë! Unë e dua gjuhën shqipe, është gjuha më e mirë në botë! Duajeni edhe ju, se kujdesi për të ju nderon!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort