Para nisjes së seancës së Kuvendit të Punës së LDK-së, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, deklaroi se vendimi që do të merret sot do të jetë i lirë.
Ai u uroi mirëseardhje gazetarëve të mediave, duke thënë “mirë se vini në demokraci”.
“Mirë se vini në demokraci. Do të doja që kjo ditë të shënohet me më shumë maturi. Le të jetë ky një standard i mirë dhe i mbarë, jo vetëm për LDK-në, por edhe për të gjitha partitë e tjera. I siguroj të gjithë anëtarët e LDK-së se nga kjo ditë do të dalim më të unifikuar për të ardhmen që na pret. Me demokraci e përcaktojmë fatin tonë politik”, u shpreh Abdixhiku.
Ai shtoi më tej se Kuvendi i LDK-së ka kompetenca të plota për të marrë vendime, duke theksuar se “Kuvendi ka çdo të drejtë për çdo gjë”.
