- Reklama -

LDK mbledh Kuvendin – pritet votëbesimi ndaj Abdixhikut

Në ora 12:00 pritet të mblidhet Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në të cilin do të votohet për apo kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Vet Abdixhiku, më 28 dhjetor – pasi dolën rezultatet e para të zgjedhjeve të parakohshme – paralajmëroi se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për rezultatin e dobët zgjedhor.

- Reklama -

“Ditëve në vijim do të thërras Kuvendin e LDK-së dhe do t’i shtroj të gjitha çështjet. Do t’i bëjmë të gjitha analizat për rezultatet e sotme. Ky rezultat ishte i papritur për LDK-në. Të gjitha janë në tavolinë edhe dorëheqja në Kuvendin e LDK-së”- tha ai më 28.12.2025.

Prej atëherë e deri në natën kur mblodhi Kryesinë më 19 janar, ai tha se ka ofruar dorëheqje dhe se për të duhet të vendos Kuvendi.

“Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!”- tha ai në një postim të datës 14.01.2026.

Por, pas mbledhjes së Kryesisë, zëdhënësi i partisë Besian Mustafa sqaroi se në fakt nuk bëhet fjalë për dorëheqje por për votëbesim.

“Abdixhiku në Kuvend do të kërkojë votëbesimin. Kuvendi i LDK-së që ka 355 delegatë do të vendosë në këtë kërkesë nëse ka besim të kryetari i partisë apo jo. Neni 27 i statutit të LDK-së ia lejon Kuvendit ta kërkojë këtë votëbesim apo kryetari ta kërkojë këtë”- ka thënë Mustafa më 19.01.2026.

Megjithatë, nga nata e 19 janarit e deri më tash, në postimet publike, madje edhe në ftesën e publikuar për thirrjen e Kuvendit, Abdixhiku nuk e ka përmendur as votëbesimin e as dorëheqjen.

“Këtë të shtunë mblidhemi për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet tona, me vullnet të lirë dhe me votë të lirë, ashtu siç i takon një partie demokratike që respekton anëtarësinë e saj dhe asnjë interes tjetër veç saj. Ky është parimi ynë dhe mënyra jonë e veprimit. LDK nuk di ndryshe.”- shkroi Abdixhiku në postimin e tij të datës 26.01.2026 kur edhe publikoi ftesën për Kuvendin e LDK-së.

Në mbledhjen e Kryesisë por edhe në mbledhjen e 13 janarit të një rrethi më të ngushtë të LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares, ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

“Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme” – ka njoftuar Hykmete Bajrami më 14.01.2026.

Dorëheqjen e Abdixhikut e ka kërkuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili më 25 janar e bëri publike ambicien për kryetar të partisë. Por, njeherë në Kuvend duhet të sqarohet se a do të bie Abdixhiku si pasojë e votëbesimit e pastaj të shihet se kush kandidon për kryetar.

“Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju njoftoj se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026 do të kërkoj besimin tuaj për t’i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës.”- ka njoftuar Hoti më 25.01.2026.

LDK sipas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme ka marrë 13% të votave.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort