Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe nënproduktet e tyre (lëkura dhe leshi), përfshirë edhe produktet me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që kanë origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kjo pasi në Republikën e Maqedonisë së Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën MKD – Lipkovo.
“Kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare, si dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.” – thuhet në njoftimin e AUV.
