- Reklama -

Kurti dhe Vitia vizituan Odën e Mjekëve, u njoftuan për sfidat dhe objektivat e tyre

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u pritën sot në Odën e Mjekëve, ku zhvilluan një takim me drejtuesit e kësaj organizate: kryetarin e Odës, Dr. Plaurat Sejdiu, nënkryetarët Dr. Naser Gjonbalaj, Dr. Lauras Idrizi dhe Dr. Rrezart Halili, kryetarin e Këshillit Drejtues, Dr. Faik Shatri, si dhe kolegë të tjerë.

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe ministri Vitia u njoftuan rreth punës, sfidave, rezultateve dhe objektivave të Odës së Mjekëve.

- Reklama -

“Ndër të tjerash, u theksua lajmi i mirë se ka rënie të theksuar të largimit të mjekëve nga vendi, dhe të numrit të kërkesave për shërim jashtë vendit. Gjithashtu, u theksua fakti se nga afër 5500 mjekë të licencuar nga Oda e Mjekëve, 150 janë nga komunitetet joshumicë, ndërkaq, në gjashtë muajt e fundit janë licencuar rreth 50 mjekë të komunitetit joshumicë serb, duke u inkorporuar kështu në sistemin tonë të shëndetësisë” – thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur ZKM, kryeministri në detyrë shprehu falënderimin e tij për mikpritjen dhe angazhimin e Odës, si dhe mirënjohjen për kontributin në mbarëvajtjen e sistemit shëndetësor në përgjithësi. Njëkohësisht, thuhet se ai dha mbështetjen e pakursyer për Odën e Mjekëve.

Ndërkaq, sipas njoftimit, ministri Vitia nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Odave dhe Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të zhvillimit profesional të profesionistëve shëndetësorë dhe për shërbime sa më të mira për qytetarët tanë.

“Drejtuesit e Odës së Mjekëve falënderuan kryeministrin Kurti për vizitën, të parën nga një kryeministër, siç veçuan, dhe shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për partneritet të ngushtë për zhvillimin e sistemit të shëndetësisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të sistemit publik shëndetësor” – njofton tutje ZKM.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort