- Reklama -

Kurti për Bordin e Paqes: Kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë se pse nuk kishte shprehur asnjë qëndrim publik që nga nënshkrimi i Kartës, më shumë se një javë më parë, kur për Kosovën firmosi presidentja, Vjosa Osmani. Ai u shpreh se “sa herë që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë të kontribuojmë”.

Kurti theksoi se Kosova e ka mbështetur Gazën në forma të ndryshme, përfshirë pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese si dhe ndarjen e gjysmë milioni euro për këtë vend. Tash, sipas tij, Kosova është e interesuar të marrë pjesë edhe në organet vendimmarrëse.

- Reklama -

“Në kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dhe aty unë e di që Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga gjeneral lejtnanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Ne si Kosovë kemi shprehu gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në këtë Forcën Stabilizuese Ndërkombëtare, ku natyrisht që FSK-ja është e mirënjohur për kërkim-shpëtim dhe për deminim, dhe jo vetëm”- tha Kurti më 30.01.2026.

Duke u nisur nga kjo, Kurti tha se meqenëse marrin pjesë në këtë Forcë, kanë qenë të interesuar që natyrisht që të marrin pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike për atë forcë ndërkombëtare.

“Tash procesi do ecë më tutje. Unë jam kryeministër në detyrë. Ende nuk jam në mandatin tim të tretë. Por, kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë përmes forcave ndërkombëtare. Andaj tash duam të marrim pjesë me forcat dhe kapacitetet tona edhe në paqen në vende të ndryshme”- tha Kurti.

Ai tha se kanë ndarë gjysmë milioni për Gazën dhe se proces ky që do vazhdojë edhe në vijim./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort