- Reklama -

Maqedonci ndan artikullin e Ushtrisë Amerikane: Vlerësohet përfshirja e tij në International Hall of Fame të CGSC-së

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një artikull të publikuar në faqen zyrtare të Ushtrisë Amerikane, në të cilin bëhet e ditur se ai është futur në International Hall of Fame të Komandës dhe Kolegjit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane (U.S. Army Command and General Staff College – CGSC).

Sipas artikullit, ceremonia e induksionit është mbajtur më 15 janar 2026, ndërsa përfshirja e Maqedoncit në këtë listë prestigjioze ka shtuar edhe Republikën e Kosovës në mesin e shteteve të përfaqësuara, duke e çuar numrin e tyre në 82.

- Reklama -

Në artikull theksohet se Maqedonci është jo vetëm i diplomuari i parë ndërkombëtar nga Kosova që nderohet me këtë vlerësim, por edhe i pari nga gjenerata e tij e diplomimit në CGSOC, në vitin 2013, që bëhet pjesë e International Hall of Fame.

Tutje, aty thuhet se vetëm dhjetë vjet pas diplomimit në këtë kolegj prestigjioz, Maqedonci u emërua Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, duke arritur kulmin e karrierës së tij profesionale.

Artikulli ndalet edhe te karriera e tij 15-vjeçare në ushtrinë e Kosovës, e cila përshkruhet si e shënuar nga angazhime historike për vendin, përfshirë rolin e tij si shef i planifikimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë pjesëmarrjes së parë në ushtrimet ndërkombëtare Defender Europe 21 dhe Defender Europe 23.

Në këtë shkrim citohet edhe vetë Maqedonci, i cili thekson se ndikimi i CGSC-së ka qenë i vazhdueshëm në jetën dhe vendimmarrjen e tij profesionale.

“Në shumë mënyra, unë kurrë nuk u largova vërtet nga ky vend. Jam kthyer këtu pafund herë përmes kujtimeve, mësimeve të rishikuara dhe parimeve të zbatuara në momente përgjegjësie dhe vendimmarrjeje,” ka thënë ai.

Maqedonci ka vlerësuar rolin e CGSC-së edhe në përgatitjen e tij për studimet në U.S. Army War College, ku u diplomua si student i dalluar në vitin 2019, duke theksuar se përvoja në SHBA i ka ndihmuar të kuptojë mënyrën se si ushtria amerikane mendon, planifikon dhe udhëheq.

“…Për oficerët nga vendet e vogla, CGSC është më shumë se një shkollë. Është një dritare drejt botës,” citohet ai në artikull.

Po ashtu, në shkrim theksohet se Maqedonci ka vlerësuar ndikimin e edukimit ushtarak amerikan në ndërtimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, duke e cilësuar atë si model për profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri.

“Forcat tona të armatosura janë thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-së në ndërtimin e një force moderne dhe të aftë për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të kontribuar në paqen globale,” ka deklaruar Maqedonci.

Në përmbyllje, artikulli përmend edhe mesazhin e tij drejtuar studentëve aktualë të CGSOC-së, të cilëve u ka bërë thirrje të fokusohen në reflektimin personal, ndërtimin e marrëdhënieve dhe maksimalizimin e përvojës akademike.

“CGSC ndihmoi në formësimin tim si lider dhe në kontributin që mund t’i jap vendit tim. Për këtë, do të jem gjithmonë mirënjohës,” ka thënë ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort