- Reklama -

AME: Lumenjtë e degraduar po rrezikojnë qytetarët

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se gjatë vërshimeve të fundit kanë intervenuar në 196 raste, nga të cilat janë evakuuar 42 persona. Kjo agjenci ka theksuar se çdo lum është i degraduar dhe duhet të mirëmbahet, derisa ka dhënë edhe rekomandime të detajuara.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Shefki Abdullahu gjatë konferencës për media lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet e fundit të muajit janar, si dhe për veprimet dhe angazhimet e agjencisë.

- Reklama -

“Vërshimet kanë përfshirë disa komuna, i kemi potencuar më së shumti ato komuna të cilat kanë qenë vërshimet më të theksuara dhe këtu janë Malishevë, Gjakovë, Klinë, Junik, Drenas, Skenderaj, Mitrovicë, Suharekë, Gjilan dhe Prishtinë. Ekipet e specializuara të AME-së, njësitë profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, kanë realizuar intervenime të shumta duke përfshirë thithje të ujit me pompa të kapacitetit të lartë te objektet me rëndësi të veçantë si KEK-ut, të cilat i posedon AME-ja, kurse njëkohësisht edhe njësitë profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit, të cilat kanë pompat edhe njësitë e tyre… kemi pasur numri i rasteve të koordinuara kanë qenë 1070 raste. Numri i intervenimeve në vërshime ka qenë 196, thithja e ujit me pompa të kapacitetit të lartë 24, intervenime teknike 63, persona të evakuuar kanë qenë 42”, tha ai.

Ai shtoi se kanë vendosur barriera kundër vërshimeve dhe thasëve në Mitrovicë, në veçanti në lagjen te Ura e Ibrit.

Abdullahu theksoi se mungesa e mirëmbajtjes së lumenjve, deformimi i shtretërve pas luftës dhe hedhja e mbeturinave, kanë rritur ndjeshëm rrezikun e vërshimeve në shumë komuna të Kosovës.

“Hartat e lumenjve të cilët rrezikojnë do t’i kemi në raport, do t’i dërgojmë dhe do t’i keni të gjitha detajet, sepse të gjithë lumenjtë në Kosovë vërshojnë komunat të cilat shpeshherë edhe po përsëriten, domethënë janë plotësisht këta lumenj të cilët nuk janë përmbajtur, nuk janë mirëmbajtur apo shtrati i tyre është deformuar në mënyrë të egër pas luftës, do të thotë rëra që kanë nxjerrë të gjitha ato kompani, por edhe hedhja e mbeturinave në lumenj të lirë, kështu që kanë shkaktuar… çdo lum është i degraduar dhe duhet të mirëmbahet, të pastrohet, është primare që të sigurohet jeta e qytetarëve, ambienti, prona, ku njëkohësisht edhe për gjallesat, për secilin, duhet t’i kemi ato lumenj, që ne si i kemi pikërisht për këto arsye të ndotjes dhe të degradimit të lumenjve”, theksoi Abdullahu.

“Nga analiza dhe mësimet e nxjerra, kemi nxjerrë rekomandime. Pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt e shtretërve të lumenjve, monitorimi i vazhdueshëm i zonave me rrezik të lartë, hartimi dhe zbatimi i planeve lokale për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, ndarja e qartë e përgjegjësive ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, ndalimi i ndërtimeve në zonat e rrezikuara nga vërshimet dhe forcimi i inspektimeve ndërtimore, rritja e kapaciteteve të reagimit në emergjencë përmes trajnimeve të rregullta dhe pajisjeve adekuate të strukturave lokale, vetëdijesimi i qytetarëve për rreziqet dhe fatkeqësitë natyrore dhe forcimi i sistemit për paralajmërim të hershëm”, tha ai. /KP/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort