- Reklama -

Kushtetuesja: Zgjedhja e nënkryetarit serb ishte antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se procedura e zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb nuk ishte në përputhje me Kushtetutën.

Kushtetuesja i është përgjigjur Listës Serbe e cila qe ankuar në kohën kur ishte zgjedhur Nenad Rashiq nënkryetar i Kuvendit.

- Reklama -

Në vendim thuhet se vendimi për zgjedhjen e Rashiqit nuk ishte në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në aktgjykim është thënë se zbatimi i mekanizmave të debllokimit në një mënyrë që do t’i mundësonte shumicës së deputetëve të Kuvendit ta përcaktojnë përfaqësuesin e një komuniteti që nuk është shumicë, pa propozimin e deputetëve të atij komuniteti, në thelb do të përbente anashkalim të garancive formale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

“Kjo për arsye se, propozimi i kandidatëve për nënkryetarë nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë është e drejtë e shumicës së deputetëve të atyre komuniteteve. Ky parim ka rëndësi veçanërisht duke pasur parasysh përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë, të cilët nuk i kanë votat e nevojshme për të siguruar zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në vendim.

Kushtetuesja ka vlerësuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb.

“Në aplikimin e parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, siç ka sqaruar në Aktgjykim, arriti në përfundimin se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar nëntë kandidatë. Për pasojë, zgjedhja e deputetit Nenad Rashiq në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka sqaruar se bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky Aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.doc

Zgjedhja e Nenad Rashiqit u bë pas 27 proceseve të votimit, në të cilat kandidatët e propozuar nga Lista Serbe dështuan të marrin votat e mjaftueshme për nënkryetar. Rashiqi, deputet i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, mori mbështetjen e deputetëve të LVV-së, të LDK-së e të pakicave joserbe. Kundër ishin deputetët e Listës Serbe, ndërsa abstenuan ata të PDK-së./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort