- Reklama -

SBASHK në konferencën përmbyllëse ETUCE–EFEE në Moldavi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) po merr pjesë në Konferencën e Përbashkët Përmbyllëse ETUCE–EFEE, e cila ka nisur sot dhe do të vazhdojë edhe nesër në Kishinau të Moldavisë, me temën: “Partnerët socialë sektorialë evropianë në arsim – promovimi i përfshirjes së personave me nevoja të veçanta në arsim”.

Sipas njoftimit të SBASHK-ut, kjo sindikatë po përfaqësohet nga sekretari i përgjithshëm Ymer Ymeri dhe nga nënkryetarja Vjollca Shala, të cilët po kontribuojnë në diskutimet evropiane mbi politikat gjithëpërfshirëse në arsim dhe rolin e dialogut social në avancimin e të drejtave të nxënësve dhe mësimdhënësve.

- Reklama -

“Konferenca dyditore organizohet në kuadër të projektit të dialogut social ‘InclEdu4AllNeeds’, i cili synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve socialë në sektorin e arsimit, me qëllim garantimin e përfshirjes efektive të personave me nevoja të veçanta në sistemet arsimore” , thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se gjatë konferencës po paraqiten rezultatet e studimit kërkimor dhe seminareve trajnuese të realizuara në kuadër të projektit, si dhe po diskutohen hapat e mëtejmë për veprim në kuadër të Dialogut Social Sektorial Evropian në Arsim (ESSDE).

“Rëndësi e veçantë po i kushtohet vlerësimit të draft-udhëzimeve të përbashkëta për promovimin e përfshirjes efektive përmes nismave të përbashkëta të partnerëve socialë në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Pjesëmarrësit po njihen gjithashtu me praktikat më të mira evropiane, të mbledhura gjatë seminareve trajnuese dhe aktiviteteve kërkimore, të cilat shërbejnë si modele konkrete për ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse në arsim”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Kjo sindikatë thotë se vazhdon të mbetet e përkushtuar për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës, mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve dhe nxënësve, si dhe forcimin e rolit të sindikatave në proceset vendimmarrëse në nivel kombëtar dhe evropian.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort