Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përkujtimin e 81-vjetorit të Holokaustit, tha se Kosova e kupton ç’është pastrimi etnik dhe pikërisht kjo e ka bërë të jetë krahë vuajtjes së hebrenjve.
Në ceremoninë e organizuar në Prishtinë, Osmani tha se e kaluara nuk guxon të bëhet e ardhmja dhe se ajo përçon që duhet të na udhëzojë ndërgjegjen, vendimet e veprimet.
“Në Aushvic kujtojmë miliona gra, burra e fëmijë që janë bërë viktima të një urrejtje aq të thellë që ka mëtuar të çrrënjos e zhduk vet ekzistencën e vet. Kosova është një shtet që kupton mjaft personalisht se çfarë është të vuash persekutimin, pastrimin etnik, krimet e luftës por edhe gjenocidin”, tha Osmani.
Përvoja e luftës tha Osmani e formëson Kosovën me qëndrimin e vet kundër anti semitizmit, racizmit e kundër çdo lloj forme të urrejtjes.
“Parlamenti ynë e ka miratuar definicionin punues të anti semitizmit. Me këtë hap të rëndësishëm, çdo ditë veprimet e popullit të Kosovës ndaj të drejtave të njeriut dhe barazisë për të gjithë nënvizojnë vendosmërinë tonë që të qëndrojmë ballëhapur kundrejt urrejtjes dhe paragjykimit”, tha ajo.
