- Reklama -

Valtida Shukriu: Gjetja dhe kthimi i eshtrave të Isa Boletinit është meritë e dokumentuar e Muhamed Shukriut

Valtida Shukriu, mbesa e Muhamed Shukriut dhe pasardhëse e drejtpërdrejtë e familjes Boletini, ka thënë se gjetja, nxjerrja dhe realizimi i aksionit për kthimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini është meritë e dokumentuar historikisht e gjyshit të saj.

Në një deklaratë publike, Shukriu ka theksuar se gjyshja e saj Sahadete Boletini Gora është vajza e Musa Boletinit, djalit të gjashtë të Isa Boletinit, duke shtuar se kjo lidhje familjare i jep përgjegjësi morale dhe historike për të reaguar ndaj, siç u shpreh ajo, përpjekjeve për shtrembërim dhe manipulim të së vërtetës historike.

- Reklama -

Ajo ka thënë se roli i Muhamed Shukriut në këtë proces është fakt i dëshmuar nga bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë dhe i njohur nga institucionet e kohës, duke kujtuar se për kontributin e tij jetësor dhe patriotik ai është nderuar me mirënjohje zyrtare nga presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Sipas saj, bashkëpunëtorët kryesorë në këtë proces kanë qenë akademikët Ali Hadri dhe Pajazit Nushi, profesori Latif Berisha, presidenti Ibrahim Rugova, si dhe Mulla Asllan Murati dhe Mulla Idrizi Demiri, imam i Podgoricës, të cilët, siç ka thënë ajo, kanë dhënë kontribut konkret dhe të pakontestueshëm.

Shukriu ka deklaruar se kjo ngjarje historike është dokumentuar profesionalisht në dokumentarin e Klan Kosovës, prodhim i Zija Miftarit dhe Fatos Zogajt, si dhe në dokumentimet e gazetarit Marin Mema, të cilat sipas saj janë burime publike dhe të verifikueshme.

Ajo ka shtuar gjithashtu se Gazmend Boletini, i vetmi pasardhës në vijën mashkullore të familjes Boletini, po prezanton publikisht të vërtetën historike të kësaj ngjarjeje në përputhje me faktet dhe dëshmitë reale.

Në fund, mbesa e Muhamed Shukriut ka paralajmëruar se çdo person apo entitet që tenton të manipulojë apo të shtrembërojë këtë ngjarje historike do të ndiqet sipas ligjit, duke theksuar se historia e Isa Boletinit është trashëgimi kombëtare dhe nuk është pronë për manipulim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort