- Reklama -

Arrestohen dy persona për keqpërdorime në prokurimin publik në ndërmarrjen “Eko-Regjioni” në Prizren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të hënën në mëngjes janë arrestuar dy persona, A.G. dhe R.Z., nën dyshimet për keqpërdorime në proceset e prokurimit publik.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari A.G., punonjës në ndërmarrjen publike “Eko-Regjioni” në Prizren, po hetohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, R.Z. dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”, nga neni 415, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të po këtij kodi.

- Reklama -

Në kuadër të hetimeve, hetuesit policorë kanë realizuar bastisje në disa lokacione në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko-Regjioni”, si dhe objektet e një subjekti privat.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se urdhri i kontrollit është zbatuar si pjesë e procedurave hetimore që lidhen me dyshime për aktivitet të paligjshëm të tenderimit.

Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë një pushkë automatike të llojit AK-47 dhe një shumë parash të gatshme.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në institucionet publike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort