Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga moti i keq me temperatura të acarta gjatë kësaj fundjave.
Pamjet tregojnë Shtëpinë e Bardhë herët këtë të diel të mbuluar nga bora ndërsa edhe Uashingtoni është prekur nga stuhia.
37 shtete janë prekur teksa presidenti Donald Trump miratoi të shtunën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në 12 prej tyre, përfshirë South Carolina, Virginia, Tennessee, Georgia, North Carolina, Maryland, Arkansas, Kentucky, Louisiana, Mississip[pi, Indiana dhe Ëest Virgina.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe të qëndrojmë në kontakt me të gjitha shtetet në rrugën e kësaj stuhie. Qëndroni të sigurt dhe ngrohtë”, tha Trump.
Moti i keq ka prekur kryesisht infrastrukturën energjetike dhe transportin e qytetarëve.
Rreth 140 mijë familje raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve atmosferike. Autoritetet kanë udhëtuar qytetarët në zonat më të prekura të evitojnë daljet e panevojshme dhe të qëndrojnë në banesat e tyre.
Gjithashtu në të gjithë vendin, më shumë se 13 mijë fluturime u anuluan të shtunën dhe të dielën, sipas faqes së internetit të ndjekjes së fluturimeve FlightAëare.
Kompanitë ajrore kanë udhëzuar pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara se të mbërrijnë në aeroporte.
E njëjta situatë pritet të vijojë edhe përgjatë fillimit të javës së ardhshme. Temperaturat ekstreme janë më të ulëtat që janë shënuar në 8 vitet e fundit në SHBA.

