- Reklama -

1 muaj paraburgim për 23 të pandehur, nën dyshime për krime zgjedhore dhe korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj njëzetetre (23) të pandehurve, pas kërkesave të Prokurorisë Themelore në Prizren, lidhur me dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë krimet kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen dhe dhënien e ryshfetit.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren, gjatë ditës së djeshme janë mbajtur katër (4) seanca dëgjimore, në të cilat gjyqtarët e procedurës paraprake kanë vendosur si vijon:

- Reklama -

Ndaj njëzetenjë (21) të pandehurve – O.Sh., V.B., A.K., B.B., A.H., A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A.D., B.B., D.Sh., J.H., S.B., A.L., Q.K., A.V. dhe M.J. – është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më 23 shkurt 2026. Ata dyshohen se, secili veç e veç, kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Ndaj të pandehurës A.V. është caktuar po ashtu masa e paraburgimit prej një (1) muaji, deri më 23 shkurt 2026, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, sipas nenit 216 paragrafi 2 të KP-së, si dhe marrjen e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 i KP-së.

Ndërkaq, ndaj të pandehurit G.P., në cilësinë e vëzhguesit, është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, deri më 23 shkurt 2026, nën dyshimet se ka kryer veprat penale të kanosjes, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së, si dhe dhënien e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 i KP-së.

Gjykata ka theksuar se vërtetimi i këtyre dyshimeve dhe fakteve do të bëhet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort