- Reklama -

Kurti u takua me komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos

Takimi i radhës i kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, u mbajt me komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua mbi progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të vendit të cilat janë kyçe në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian.

- Reklama -

“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status” – thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur ZKM, në takim u diskutua edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian, njofton ZKM.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort