Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së Agjendës Rajonale të OSBE-së, Fitim Nuhi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit, Nuhi përcolli urimet e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, për fillimin e mandatit të dytë të kryetarit Totaj, konstituimin e shpejtë të Kuvendit Komunal, si dhe përmbylljen e procesit të emërimeve, me theks të veçantë në emërimin e nënkryetarit për komunitete.
Kryetari Totaj vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me OSBE-në, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë dhe do të mbetet i vazhdueshëm edhe në të ardhmen. Ai nënvizoi përkushtimin e Komunës së Prizrenit për të punuar së bashku me OSBE-në në drejtim të rritjes së transparencës, forcimit të institucioneve demokratike dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

