- Reklama -

​Serbët e Kosovës protestojnë në Beograd, ankohen për punësimet e parregullta në institucione paralele

Një grup banorësh serbë nga fshati Prilluzhë në Kosovë, kanë protestuar mëngjesin e së hënës para të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, për të kërkuar drejtësi lidhur me, siç kanë thënë, mënyrën e parregullt të punësimit përmes konkurseve në sektorin e shëndetësisë.

Sipas tyre, edhe në konkursin e fundit, përparësi u është dhënë personave me rikualifikim, në krahasim me kandidatët që janë arsimuar në mënyrë të rregullt.

- Reklama -

Ata theksojnë se, po ashtu, as këtë herë nuk është marrë parasysh gjendja sociale, përkatësisht “karta sociale”, gjatë vlerësimit të aplikantëve.

Banorët kërkuan rishqyrtim të procedurave të punësimit dhe transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve, duke thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje institucionale për këtë çështje.

“Nga Prilluzha, mëngjesin e sotëm, kanë mbërritur para Zyrës për Kosovë në Beograd, për të kërkuar drejtësi për shkak të mënyrës jo të rregullt të punësimit në konkurset për punë në sektorin e shëndetësisë , ku edhe kësaj here përparësi u është dhënë personave me rikualifikim, në krahasim me ata që janë arsimuar në mënyrë të rregullt, ndërsa po ashtu as këtë herë nuk është marrë parasysh gjendja (karta) sociale”, thuhet në mbishkrimin e publikuar në rrjetin social Facebook të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi.

Kujtojmë se Serbia ka hapur jashtëligjshëm konkurse në Kosovë në institucionet paralale, gjatë kohës së fushatës zgjedhore, vitin e kaluar.

Ajo është kritikuar për ndërhyrje tek serbët në Kosovë, për çka ekspertë të çështjeve të sigurisë patën thënë se Serbia po përpiqet të ndikojë tek qytetarët serbë për të ndihmuar Listën Serbe. /KP/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort