- Reklama -

Supremja për vendimin rreth pensioneve: Përgjegjësinë për zbatim e kanë institucionet ekzekutive

Gjykata Supreme nëpërmjet një sqarimi ka thënë se zbatimi i vendimit për mosparaqitjen e disa kategorive të pensionistëve për të dëshmuar se janë gjallë, është përgjegjësi e institucioneve ekzekutive.

Një muaj më herët, Supremja vendosi që disa paragrafë të një udhëzuesi për paraqitjen e pensionistëve tek autoritetet për të dëshmuar se janë gjallë, bien ndesh me Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Me vendim të Supremes u liruan nga paraqitja disa kategori, ndërsa paraqitja çdo gjashtë muaj mbetet obligative për ata që marrin pensione bazike të moshës dhe ata që marrin pensione të parakohshme.

- Reklama -

Më 16 janar, KOHA raportoi se pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme, të gjithë pensionistët detyroheshin të dëshmonin se janë gjallë. E tek më 19 janar, Ministria e Financës, Punës dhe Transfereve doli me njoftim se obligimi nuk është për të gjithë pensionistët, por vetëm për dy kategoritë.

Supremja ka njoftuar të martën se vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë dhe ka marrë efekt të plotë juridik pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

“Gjykata Supreme thekson se e ka kryer plotësisht pjesën e saj të përgjegjësisë, ndërsa përgjegjësia për zbatimin e këtij aktgjykimi bie mbi institucionet ekzekutive dhe jo mbi gjykatat. Gjykata Supreme nuk ka kompetencë ligjore për të monitoruar apo mbikëqyrur zbatimin e vendimeve gjyqësore nga institucionet e tjera. Vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për zbatim, dhe çdo mosrespektim i tyre përbën shkelje të parimit të sundimit të ligjit. Aktgjykimi dhe njoftimi përkatës janë publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Supreme”, thuhet në sqarim të Supremes./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort