- Reklama -

Pas dallimeve në vota, Kujtim Gashi distancohet nga çdo veprim që cenon procesin zgjedhor

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka reaguar pas dallimeve të vërejtura në numrin e votave gjatë procesit të rinumërimit, duke theksuar se distancohet plotësisht nga çdo veprim apo praktikë që cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Në një reagim publik në facebook, Gashi ka thënë se ruajtja e dinjitetit personal, politik dhe institucional duhet të jetë mbi çdo rezultat zgjedhor, duke nënvizuar se besimi në demokraci është themeli i një procesi të drejtë.

- Reklama -

Ai ka bërë të ditur se me shqetësim ka ndjekur ndryshimet e evidentuara gjatë rinumërimit të votave, duke theksuar se çdo paqartësi dëmton besimin e qytetarëve dhe kërkon sqarim të plotë institucional.

Sipas Gashit, transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim qytetar dhe institucional, ndërsa vetëm përmes sqarimit të plotë dhe respektimit të vullnetit të votuesve mund të forcohet demokracia dhe të largohen dilemat deri në numërimin e kutisë së fundit.

“Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e dinjitetit, drejtësisë dhe demokracisë, me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve”, ka theksuar Gashi, duke shtuar se politika nuk duhet parë vetëm si rezultat, por edhe si shembull.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort