Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur tabela automjetesh pas vërshimeve në zonat që ishin më shumë të prekura.
Në njoftim thuhet se këto tabela janë gjetur në rrugën Prishtinë-Ferizaj dhe janë dorëzuar në stacionin policor në Graçanicë.
- Reklama -
“Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë”, thuhet në njoftim.
Tutje janë ftuar pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.
- Reklama -
