- Reklama -

Kurti: Daci do të mbetet emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-kryeparlamentarit, Nexhat Daci.

Ai ka thënë se Daci do të mbetet një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës

- Reklama -

Në një postim në Facebook ka shkruar se Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vitit 1999, i zgjedhur dy herë kryetar, mes viteve 2000 – 2004 dhe 2004 – 2006.

Sipas Kurtit, ai ishte një nga figurat kryesore dhe më aktive në skenën politike në Kosovë mes viteve 2001 dhe 2011, kur si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj nga viti 2007, si themelues dhe kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Ka shtuar se si anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

“Nexhat Daci kishte lindur më 26 korrik 1944 në fshatin Tërnoc të Bujanocit. Pas shkollimit të mesëm në Leskoc, ai studioi për kimi në Universitetin e Beogradit, ku më 1968 e mbrojti edhe temën e magjistraturës. Në vitin 1973, Nexhat Daci doktoroi në Universitetin e Zagrebit, kurse në vitin pasues, kreu studime postdoktorale në Universitetin e Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga viti 1966 kur u zgjodh asistent në degën e kimisë, ai ligjëroi në Universitetin e Prishtinës, ku më 1984 u zgjodh profesor ordinar. Nga viti 1994, Nexhat Daci u zgjodh anëtar korrespondent kurse nga viti 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, të cilën do ta drejtonte dy herë si kryetar i saj, mes viteve 1999 – 2004 dhe 2018 – 2019. Nexhat Daci është autor i shumë punimeve shkencore dhe veprave studimore nga fusha të ndryshme të kimisë”, ka shkruar ai. “Ngushëllime familjes Daci, kolegëve të tij profesorë dhe akademikë, si dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nexhat Daci do të mbetet një emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort