Janë numëruar votat për kandidatë për deputetë në 69.03 për qind të vendvotimeve. Po ashtu janë verifikuar edhe votat për subjektet politike në këto vendvotime.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.40 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.54 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.50 për qind.
Ndërsa nga dhjetë më të votuarit, nëntë vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti (240,466 vota), Glauk Konjufca (187,440), Albulena Haxhiu (98,215), Hekuran Murati (97,280), Donika Gërvalla-Schwarz (87,381), Xhelal Sveçla (78,085), Hajrulla Çeku (71,153), Avni Dehari (71,153), Mimoza Kusari Lila (59,241 vota).
E nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie Bedri Hamza me 109 mijë e 900 vota.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk gjendet në Top 10.
