- Reklama -

Prokuroria thotë se nuk do t’i intervistojë të gjithë dëshmitarët e paraqitur në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

E plotësuar: Prokurorja e ZPS-së, ka thënë se Prokuroria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta sipas rregullores.

Ajo ka thënë se në lidhje me numrin e dëshmitarëve, ZPS-ja i ka përfshirë këto në listën e dëshmitarëve.

- Reklama -

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët që paraqiten, duke shtuar se Prokuroria do të ftojë autorët e deklaratave të cilat tashmë janë bërë të ditura.

Prokurorja nuk është pajtuar me parashtrimet e mbrojtjes për disa çështje, duke thënë se ato janë të pabazuara.

“Sa i takon parashtrimeve të mbrojtjes për nxjerrjen e dokumenteve, duhet të theksoj se këto parashtrime nuk janë të bazuara sa duhet. Të gjitha materialet e nxjerra janë të kategorizuara, sipas fushave të meta datave Edhe në këtë rast pretendimet e mbrojtjes së z.Haradinaj nuk janë të bazuara”, ka shtuar ajo.

ZPS-ja do të jetë në gjendje të depozitojë dosjen parapake të lëndës dhe do të jetë e gatshme për gjykim brenda afateve.

“Do të jemi në gjendje ta depozitojmë dosjen parapake të lëndës pavarësisht hetimeve”, u shpreh prokurorja. /Telegrafi/
Nis seanca e Speciales ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Ka nisur konferenca e Speciales mbi ecurinë e çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Kjo është seanca e tretë kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt pas ngritjes së aktakuzës.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë.

Gjykatësi ka thënë se do të diskutohet nxjerrja e materialeve, ecuria e hetimeve të prokurorit të specializuar dhe planifikimi për datën e depozitimit të dosjes paraprake. Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou ka thënë se i ka dhënë urdhër mbrojtjes që brenda 26 shkurtit të depozitojnë versionet e redaktuara. Ai ka thënë se më 23 shkurt ka marrë vendim lidhur me nxjerrjen e paketave të dokumenteve që janë sekuestruar nga organizata e veteranëve të luftës.“Më 19 shkurt ZPS ka nxjerrë edhe një dokument dhe ka depozituar njoftimin, më 12 shkurt ka dhënë urdhër për mos nxjerrjen e disa kontakteve të dëshmitarëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort