Eqrem Kryeziu, krahu i djathtë i dikurshëm i ish- presidentit historik Ibrahim Rugova ka folur për zhvillimet e fundit në vend.Sipas tij, fajtori kryesor për shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është Isa Mustafa.
“Isa Mustafa ka qenë bukë përmbysës me shpurën e tij, Vjosa Osmani e ringjalli kandidaturën e saj për kryeministre në LDK, por i thanë që i humbe zgjedhjet dhe e bëjshin fajtore.
Tashti po del që ata kanë qenë vetëm një shpresë në raport me Isen ajo ka qenë një shpresë, por i thanë që jo na i humbe zgjedhejt bukëpërmysës, e qe tash i “fituan” zgjedhjet. Njerëzit u kënaqën u frymëzuan, ajo LDK e gjatë e kontaverse e mo zot ma keq e qitën Vjosën një frymë si të re e gati i fitoi zgjedhjet, e pastaj pasi që përfunduan zgjedhjet kishe po të përjashtojmë”, ka thënë ai.
“Në Këshillin e përgjithshëm të LDK-së ajo s’ka marrë as vota me qenë kundërkandidate, tërësisht rrjeti i tyre është i kontaminum, unë e kisha problem qysh me shërue, ata s’kanë desht me m’pa me sy, sepse isha nënkryetar i Ibrahimit, qysh iu dhimshin sytë kur më shihnin mu, andaj unë nuk isha i interesum me qëndru”, ka thënë tutje Kryeziu.
Sipas tij, për të ringjallur LDK-në duhet fshirë gjurmët e Isa Mustafës dhe disa bashkëpartiakëve të tij.“Hapi i parë që duhet me ba është me i zanë gjurmët e mbrapshta të Isa Mustafës, t’i fshijmë gjurmët e tij, edhe duhet me i thanë Donika Gërvallës mirre LDK-në, unë vetëm në këtë mënyrë mund ta manifestojë si kërkimfalje”, ka theksuar ai.
Kryeziu ka thënë se nga LDK-ja është larguar tash e sa vjet, për siç ka thënë ai për të mos e kapur marrja.Ndryshe, zgjedhjet e 14 shkurtit LDK arriti të fitojë vetëm 13.08 % të votave.