Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje në një postim në Facebook ka bërë thirrje që të mbrohen vendet e garantuara për boshnjakët dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas saj, dikush po mundohet të uzurpojë ato vende të garantuara edhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Duda Balje u ka bërë thirrje edhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problem.