Albin Kurti ka pritur sot në një takim përfaqësuesen e boshnjakëve në Kosovë, Emilia Rexhepi.
Indeksonline mëson se pjesë e diskutimit midis Kurtit e Rexhepit ka qenë mundësia e bashkëpunimit të afërt.
Liderja e partisë boshnjake në Kosovë, NDS ka qenë e vetmja që s’e kishte votuar rrëzimin e Qeverisë së Kurtit në pandemi, duke pranuar të mbetej në opozitë bashkë me të.
Rexhepi ka qenë ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Kurti 1 dhe me shumë gjasa pritet të marrë përsëri pozitë të lartë drejtuese në Qeverinë e ardhshme.