- Reklama -

Beshiktash kërkon transferimin e Vedat Muriqit

Një nga klubet më të mëdha të futbollit turk, Beshiktash, ka shfaqur interes serioz për transferimin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Sipas raportimeve të mediave turke, drejtuesit e klubit stambollit kanë nisur tashmë kontaktet për të sjellë 30-vjeçarin në Vodafone Park gjatë merkatos së verës.

Muriqi aktualisht është pjesë e skuadrës spanjolle Mallorca, ku ka zhvilluar paraqitje të mira në La Liga. Në 118 ndeshje zyrtare, ai ka realizuar 35 gola dhe ka dhuruar 11 asistime, duke dëshmuar vlerat e tij si një sulmues i fuqishëm dhe i kompletuar.

- Reklama -

Beshiktashi ka vendosur përforcimin e repartit të sulmit si prioritet kryesor për sezonin e ri, dhe Muriqi shihet si zgjedhja ideale, falë edhe përvojës së mëparshme në futbollin turk. Ai ka luajtur më parë për Fenerbahçe, Rizespor, Gençlerbirligi dhe Giresunspor, duke ndërtuar një emër të njohur në Superligën turke.

Sipas burimeve të afërta me klubin, vlera e kartonit të Muriqit sillet rreth 5 milionë euro, një shumë që konsiderohet e arsyeshme për një lojtar me përvojë ndërkombëtare dhe me cilësi të dëshmuara.

Beşiktaş aktualisht drejtohet nga trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, dhe transferimi i Muriqit pritet të shtojë ndjeshëm cilësinë dhe alternativat në repartin ofensiv. Nga ana e tij, Muriqi nuk e ka fshehur dëshirën për një rikthim në Turqi, duke lënë të hapur mundësinë për një marrëveshje të afërt.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort