Kuvendi i Kosovës ka dalë me një përmbledhje për seancën konstituive që u mbajt ditën e sotme.
Në njoftim thuhet se se seanca u ndërpre meqë raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve dhe se në këto rrethana dhe pas një konsulte me përfaqësues të partive, është vendosur që seanca të ndërprehet e të njoftohet Presidentja për hapat e mëtejmë.
U theksua se pro raportit votuan 52 deputetë, 46 votuan kundër dhe 11 abstenuan, raporton Zeri.info.
“Në këto rrethana dhe pas një konsulte me përfaqësues të subjekteve politike, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës, me qëllim që të njoftohet Presidentja për hapat e mëtejmë”, thuhet ndër tjera.
Gjatë kësaj séance, përveç deputetëve të zgjedhur, të pranishëm ishin edhe edhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në vendin tonë. /Zëri