- Reklama -

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, priti në takim Avokatin e Popullit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në një takim pune Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me bashkëpunëtor, ku u bisedua për sfidat, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet gjatë përmbushjes se kompetencave dhe mandateve kushtetuese e ligjore që kanë.

Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Prokurorisë së Prizrenit, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e  Kosovës.

- Reklama -

“Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion  të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort