Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e dhjetëra të rinjve në Koçan të Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të hershme të së dielës.
Osmani ka thënë se Kosova u qëndron afër familjeve të viktimave dhe gjithë popullit maqedonas në këtë kohë të vështirë. Ajo e ka quajtur tronditës këtë lajm.
- Reklama -
“Lajm tronditës nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të thuhet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar ajo në platformën “X”.
- Reklama -