- Reklama -

Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri–Kosovë, kërkohen më shumë lehtësira

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinit shohim gjithnjë e më shumë prezencë të mjeteve që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës, por edhe Kosova drejt Shqipërisë.

Vitet e fundit është shënuar një progres për sa i përket volumit tregtar mes dy shteteve.

- Reklama -

Shumë drejtues mjetesh e bëjnë këtë rrugë çdo ditë. Ka nga ata që e bëjnë një herë në javë, por disa edhe dy herë në ditë.

Për drejtuesit e mjeteve, volumi tregtar nuk vihet re, pasi e kanë kthyer në përditshmëri.

Në shumë raste, procedurat doganore kryhen shpejt, por në raste jo të pakta e në veçanti gjatë fundjavave, drejtuesit e mjeteve kalojnë orë të tëra në kufi, ndërsa kolonat e gjata të mjeteve hyjnë në thellësi të territorit tonë.

Më shqetësuese për ta mbetet procesi i skanimit dhe peshoret.

Në pikën kufitare të Morinit, procedura e doganës kryhet vetëm për mallrat me origjinë shqiptare apo të kompanive distributore, ndërsa për import-eksportet me shtetet e tjera, Kosova e kryen si procedurë në doganën e saj në portin e Durrësit, e cila funksionon prej dy vitesh.

Pavarësisht të gjithave sipas informacioneve të marra në Drejtorinë e Doganave, vit pas viti po shënohet rritje e konsiderueshme e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, ku sasinë më të madhe në volumin tregtar e zënë eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort