- Reklama -

Selmanaj kërkon rinumërimin e votave në gjithë Kosovën dhe përsëritjen e votimit të mërgatës

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka kërkuar rinumërimin e votave në gjithë Kosovën dhe përsëritjen e votimit të mërgatës, pasi sipas tij “rezultatet nuk pasqyrojnë vullnetin e votuesve që kanë marrë pjesë në votime”.

Një proces i rregullt zgjedhor është përcaktues për të nxjerrë institucione demokratike. Çdo prekje e votës është vepër penale dhe si pasojë, abuzuesit duhet ta marrin dënimin e merituar. Siç po shihet deri më tani, votat në Qendrat Komunale të Numrimit, nuk kanë qenë në duar të sigurta dhe rrjedhimisht rezultatet nuk e pasqyrojnë vullnetin e votuesve që kanë marrë pjesë në votime. Edhe më keq është situata me votat e mërgatës. Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike dhe rezultati i votave të mërgatës që kanë votuar përmes postës, kanë nxjerrë në sipërfaqe skema të organizuara për manipulim masiv të votave brenda subjekteve politike. KQZ, Prokuroria dhe institucionet tjera kompetente, në kuadër të kompetencave ligjore dhe kushtetuese, duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet që ta rikthejnë rregullsinë e procesit dhe me këtë abuzuesit të marrin dënimin e merituar. Vota e secilit qytetarë është e shenjtë dhe të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohemi që ato të mbrohen me çdo kusht. Mbrojta e rregullsisë së procesit ku përmes votës shprehet vullneti politik i qytetarëve tanë, është misioni më PATRIOTIK që sot mund t’i bëjmë vendit tonë. Pa asnjë dyshim Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta udhëheqë këtë mision! Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës, është e vetmja mënyrë që rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort