Samsung ka prezantuar zyrtarisht serinë Galaxy S25 dhe është e qartë se përmirësimet e softuerit kalojnë çdo pritshmëri të çdo përdoruesi. Pioner i një epoke ku Inteligjenca Artificiale do të jetë shoqëruesi ynë më i mirë, kjo gjeneratë pajisjesh do të ndryshojë mënyrën sesi argëtoheni, informoheni, komunikoni, punoni e jo vetëm.
Përsa i përket krijimit të kontentit duke u mbështetur tek Inteligjenca Artificiale, por dhe tek risitë që kjo seri sjell, ju do të jeni të aftë të fotografoni, krijoni kontent dhe të xhironi video sikur të ishit realizuesi i një filmi. Le të zbulojmë më poshtë arsyet përse një nga pajisjet e kësaj gjenerate do të jetë smartphone-i juaj i preferuar.Galaxy S25 Ultra tani ka një sensor ultra të gjerë 50 MP, duke zëvendësuar sensorin 12 MP në S24 Ultra.
Kjo rezulton në shkrepje më të mprehta dhe më të detajuara me kënd të gjerë, pavarësisht nëse ndriçimi është i mirë apo jo. Lentja telefoto 50 MP me OIS është një tjetër përmirësim në krahasim me S24 Ultra, i cili kishte një sensor 12MP për kamerën e tij telefoto 5x. Ky përmirësim siguron detaje dhe qartësi më të madhe në nivele më të larta zmadhimi.
ProVisual Engine i përmirësuar i Samsung, i mundësuar nga Snapdragon 8 Elite sjell përmirësime të tjera të nivelit të softuerit në saktësinë e ngjyrave dhe performancën në dritë të ulët. Për më tepër pajisja lejon zbulimin e objekteve në lëvizje dhe atyre statike me saktësi më të madhe, duke siguruar pamje më të mprehta dhe më të pastra në çdo skenar.
Regjistrimi 10-bit HDR tani aplikohet si parazgjedhje, duke ofruar shprehje ngjyrash katër herë më të pasura në krahasim me 8-bit. Në këtë mënyrë, Galaxy S25 mund të kapë detaje të pabesueshme në çdo kusht ndriçimi. Plus, videot me dritë të ulët nuk kanë qenë kurrë më të qarta se sa me Galaxy S25. Bazuar në procesorin e fuqishëm, Galaxy S25 gjithashtu vjen me një veçori që mezi e keni pritur-Audio Eraser. Bën pothuajse atë që do të prisnit: heq zhurmën e padëshiruar në video duke izoluar kategori specifike tingujsh – si zërat, era ose zhurmat e turmës – në mënyrë që të mund t’i rregulloni ose eliminoni plotësisht.
Galaxy S25 prezanton gjithashtu një sërë mjetesh, duke e bërë modifikimin e avancuar të aksesueshëm për të gjithë. Tani çdokush mund të jetë profesionist në redaktimin e fotove dhe videove. Portrait Studio është përmirësuar gjithashtu, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë avatarë të personalizuar me shprehje të fytyrës më të vërteta.
Filters prezanton filtra të rinj të stilit analog, duke ofruar estetikë të ngjashme si nëpër fima, për fotot dhe videot e tyre.Krijimtaria juaj do të jetë thjesht kinematografike ndaj mos ngurroni të eksploroni çdo risi të kësaj gjenerate duke bërë tuajin një nga pajisjet e kësaj gjenerate.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vitizoni https://www.samsung.com/al/.