Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se i ka anuluar kontrollin e sigurisë dhe qasjen në informacionet sekrete të inteligjencës për pasardhësin e tij, Joe Biden.
“Joe, je i pushuar”, ka shkruar Trump në platformën Truth Social, duke iu referuar sloganit të programit të tij të dikurshëm reality show “The Apprentice”. Biden kishte bërë të njëjtën gjë para katër vitesh ndaj Trumpit
Ky i fundit e justifikoi këtë vendim duke theksuar se Biden kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 2021, duke u bërë presidenti i parë në historinë e SHBA-së që i mohoi pasardhësit informacionet e inteligjencës.
“Biden vendosi këtë precedent kur urdhëroi komunitetin e inteligjencës të ndalonte presidentin e 45-të të SHBA-së (MUA!) që të kishte qasje në detajet e sigurisë kombëtare”, shkroi Trump.
Trump pohoi se “nuk mund t’i besohen informacione të ndjeshme” Bidenit, duke iu referuar hetimit të Ministrisë së Drejtësisë për mënyrën se si ish-presidenti amerikan i ka trajtuar informacionet sekrete. Hetimi përfundoi se nuk kishte bazë për ngritjen e akuzave penale, por theksoi gjithashtu se Biden kishte “memorie të dobët”.