- Reklama -

Vriitet në Suedi irakiani që dogji Kuranin

Një refugjat irakian dhe aktivist anti-islamik është qëlluar për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se të merrej një vendim gjykate pas një procesi gjyqësor ndaj tij për djegien e Kuranit.

Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua në një shtëpi në qytetin Sodertalje pranë Stokholmit, njoftoi transmetuesi publik SVT, duke cituar burime të paidentifikuara të policisë, raporton Reuters.

- Reklama -

Momika kishte djegur kopje të Kuranit, librit të shenjtë mysliman, në demonstratat publike në vitin 2023 kundër Islamit.

Një gjykatë e Stokholmit duhej të dënonte Momikën dhe një burrë tjetër të enjten në një gjyq penal për “vepra të agjitacionit kundër një grupi etnik ose kombëtar”, por tha se shpallja e vendimit ishte shtyrë.

I pandehuri tjetër në të njëjtën çështje gjyqësore ka postuar një mesazh në X të enjten duke thënë: “Unë jam i radhës”.

Policia konfirmoi se një burrë u qëllua për vdekje në Sodertalje rreth orës 22:00 të mërkurën.

“Ne po ndjekim zhvillimin e ngjarjeve nga afër për të parë se çfarë ndikimi mund të ketë kjo në sigurinë suedeze”, ka thënë një zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë për Reuters.

Mediat suedeze raportuan se Momika ishte në transmetim të drejtpërdrejt në TikTok në kohën kur u qëllua.

Një video e parë nga Reuters tregonte policinë duke marrë një telefon dhe duke i dhënë fund një transmetimi të drejtpërdrejtë që dukej se ishte nga llogaria TikTok e Momika.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort