- Reklama -

Plani i LDK-së për Policinë e Kosovës: Pensionimi i policëve do të bëhet sipas modelit të FSK-së

Kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), derisa kanë shpalosur në “Debat Përnime” programin për fushën e sigurisë, kanë folur edhe për reformat që i kanë paraparë për Policinë e Kosovës.

Nga ta u tha se në kuadër të kësaj reforme parashihet edhe Vettingu në këtë institucion.

- Reklama -

Kandidati për deputet, Nuredin Ibishi, ka shpjeguar se ky proces planifikohet të fillojë nga Ministria e Punëve të Brendshme e deri të Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

“Së pari do të lidhen reformat në Ministrinë e Punëve të Brendshme në aspektin sektorial, duke filluar nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor e deri te Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave”- ka thënë Ibishi.

Ndër të tjera, numri i zyrtarëve policorë, sipas planit të LDK-së do të rritet nga 8 mijë sa është aktualisht në 10 mijë.

LDK parasheh që pensionimi i policëve të bëhet sipas modelit të FSK-së, e jo të ketë pensionim të parakohshëm.

Sipas Ligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, nënoficerët pensionohen në moshën 50 vjeçare, kurse oficerët pensionohen në moshën 55 pesëdhjetë vjeçare.

Reforma premtohen se do të behën edhe në strukturat komanduese të Policisë së Kosovës.

“Një kohë, Drejtori i përgjithshëm ka qenë ushtrues detyre dhe na ka sjellë probleme, mirëpo në këtë drejtim do të kemi kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Policinë në mënyrë që mos të afekton në aspekte politike, por ai të jetë më tepër funksional”- tha Ibishi./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort