Katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në bodrumin e një ndërtese.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit.
- Reklama -
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit. Pas trajtimit janë liruar. Ndërkohë nga zjarri ka shpërthyer një xham aty”, tha Gashi për Klankosova.tv
“Me rastin po merren njësitet relevante. Ndërkaq, nesër inspektorët për parandalimin e zjarrit do ta trajtojnë rastin, për të kuptuar shkaqet se pse ka ndodhur ky rast”, u shpreh ai./Klankosova.tv/
- Reklama -